Më 29 janar protestohet kundër Qeverisë për shtrenjtimin e rrymës

Periskopi.com Lajme

Partia Socialdemokrate e Kosovës ka organizuar protestë kundër Qeverisë së Kosovës ndaj rritjes enorme të çmimit të rrymës.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj partie, Dardan Molliqaj.

Protesta pritet të mbahet ditën e shtunë, më 29 janar, në orën 14:00, tek sheshi “Zahir Pajaziti”.

Molliqaj ka thënë se Qeveria është rreshtuar me bizneset e mëdha private të cilët nuk preken nga shtrenjtimi.

“Qeveria është rreshtuar me monopolin privat. KEDS-it po i bën zgjidhje, kurse qytetarëve diciplinë e shtrenjtim. Si zëdhënës i KEDS-it, kryeministri po pyet “ku ti marrim paratë për të paguar importin e rrymës”? Por nuk po bën pyetje nga pozicioni i qytetarëve: “me çka të ngrohemi ne, nëse jo me rrymë? Ku t’i marrim paratë për ta paguar rritjen e çmimit?”, ka thënë ai.

Postimi i plotë:

Qeveria është rreshtuar me monopolin privat. KEDS-it po i bën zgjidhje, kurse qytetarëve diciplinë e shtrenjtim. Si zëdhënës i KEDS-it, kryeministri po pyet “ku ti marrim paratë për të paguar importin e rrymës”? Por nuk po bën pyetje nga pozicioni i qytetarëve: “me çka të ngrohemi ne, nëse jo me rrymë? Ku t’i marrim paratë për ta paguar rritjen e çmimit?”

Qeveria ka marrë anë. Është reshtuar me bizneset e mëdha private. Të vetmit që nuk do të preken nga rritja e rrymës. Është koha të marrim anë edhe ne. Ne qytetarët që do t’ua paguajmë rrymën oligarkëve. Është koha të organizohemi kundër kësaj padrejtësie.

Të shtunën, më 29 janar, në orën 14:00, takohemi në Sheshin “Zahir Pajaziti” për të protestuar kundër këtij shtrenjtimi të energjisë elektrike.

Këto vendime të gabuara kanë opozitë në këtë vend. Dhe kanë opozitë të madhe. Prandaj ftojmë gjithë opozitën e shtrenjtimit të energjisë elektrike që të bashkohemi në protest.