Me art synohet revitalizimi i hapësirës afër Termokosit
Objekti afër Termokosit, që për shumë vjet ka qenë i braktisur dhe është njohur në kryeqytet si hapësirë e rrezikshme, ka bërë që një grup prej 28 personash nga Zvicra e Belgjika, të pasionuar pas artit bashkëkohor, të vijnë për të shprehur artin e tyre, në përpjekje që këtë hapësirë ta kthejnë në hapësirë shoqërore.
Ideja që hapësirat e braktisura t’i kthejnë në shërbim të komunitetit, e ka gjenezën në Bruksel, raporton KTV.
Të ndarë në grupe, ata po mundohen që tërë këtë punë ta kryejnë deri të shtunën.
Por, këta të rinj belgë, kanë gjetur përkrahje edhe nga vullnetarë kosovarë.
Organizatorët kanë treguar se për shfrytëzim të kësaj hapësire kanë pëlqim nga Drejtoria e Kulturës për një instalacion të përkohshëm të artit bashkëkohor nga organet komunale, ç’gjë edhe është konfirmuar nga zëdhënësi Erzen Vraniqi.



