‘Me çfarë guximi’, ‘Kush është shefi këtu, Qeveria a ju?’ – Shala e merr në pyetje bordin e ZRRE’së për rrymën

‘Me çfarë guximi’, ‘Kush është shefi këtu, Qeveria a ju?’ – Shala e merr në pyetje bordin e ZRRE’së për rrymën

Kryetari i Komisionit për Energji, Ferat Shala ka qenë i ashpër me anëtarët e Bordit të ZRRE’së që sot po raportojnë për ngritjen e çmimit të rrymës në këtë komision, transmeton Periskopi.

Shala ju ka thënë atyre se me çfarë baze shkojnë e dalin me raport me Qeveria ka ndarë 75 milionë euro për subvencionim të energjisë elektrike.

‘’A mendon që në raportin e pavarur duhet të parahihen obligimet. Kush është shefi këtu, Qeveria a ZRRE. Qysh e morët guximin institucional, ku është baza ligjore që ju në raportin e juaj me i parapa mjetet që kanë me jua dhanë. Çfarë garancione keni në pasë në kalkulime, në planifikime. Pra a është ZRRE mbi qeverinë, mbi Parlamentin. Kush garanton për mjetet që s’janë të vetat.

Këtë element juridikisht na shpjegon që sot me na pru. E ke qitë para aktit të kryer Qeverinë, njerëzit. Ku e ki garancionin që i ke planfiiku 75 milionë.’’, ka thënë Shala./PERISKOPI/

Shpërndaje në: