Me covid: Afro 200 pacientë në trajtim mjekësor, ja nëpër cilat Klinika

Me covid: Afro 200 pacientë në trajtim mjekësor, ja nëpër cilat Klinika

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK) në trajtim mjekësor janë 181 pacientë, 144 prej tyre të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 37 të tjerë post-Covid-19.

ShSKUK ka treguar se 98 pacientë janë në oksigjeno-terapi, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë 3 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 67 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 34 pacientë post-covid

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 3 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 9 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 10 pacientë

Spitali i Prizrenit, 6 pacientë

Spitali i Pejës, 9 pacientë

Spitali i Gjakovës, 16 pacientë

Spitalit Mitrovicës,12 pacientë

Spitali i Ferizajt, 4 pacientë

Spitali i Gjilanit, 11 pacientë

Shpërndaje në: