Me djersë: Kim Kardashian arrin të bëhet miliardere, heq nga lista Behgjet Pacollin

Me djersë: Kim Kardashian arrin të bëhet miliardere, heq nga lista Behgjet Pacollin

Ylli televiziv amerikan Kim Kardashian i është bashkuar klubit elitar të super-pasanikëve duke arritur statusin e miliarderes.

Pasuria e saj e ka prekur 1 miliardëshin falë interesave nga kozmetika dhe linja e rrobave të saj, e po ashtu edhe nga paraqitjet televizive e investimet, ka vlerësuar magazina biznesore Forbes.

Ajo tashmë është njëra prej 2755 figurave në listën e miliarderëve të botës sipas kësaj reviste.

Themeluesi i Amazonit, Jeff Bezos, është i pari në këtë listë me pasurinë që i vlen 177 miliardë dollarë, shkruan BBC, përkthen Periskopi.

Forbes kishte kalkuluar që 40 vjeçarja kishte arritur pasurinë e 1 miliardë dollarëve nga 780 milionë sa i kishte pasur në muajin tetor, falë biznesit të kozmetikës.

Ajo ia kishte parë hairin edhe pandemisë dhe karantinave, pasi kishte qenë shumë aktive në mediat sociale gjatë asaj periudhe.

Ajo fillimisht mori famë në vitin 2007 si ylli i serive të reality-showt E! që flet për familjen e tij.

Nuk dihet nëse Kosova ka ndonjë miliarder pasi vlera e Behgjet Pacollit ka rënë në 900 milionë dollarë. /Periskopi

Shpërndaje në: