Me gojëhapur mbetet Rusia: ShBA-ja i vë sanksione shkaku i kritikut të Putinit

Me gojëhapur mbetet Rusia: ShBA-ja i vë sanksione shkaku i kritikut të Putinit

ShBA-ja ka njoftuar që i ka vendosur sanksione Rusisë pas helmimit të liderit opozitar Aleksei Navalni.

Sanksionet do të shënjestrojnë shtatë zyrtarë të lartë rusë dhe 14 entitete të përfshira në prodhimin e kemikateve, kanë thënë zyrtarët amerikanë.

Ata kanë thënë se inteligjenca amerikane kishte konkluduar që qeveria ruse ishte prapa sulmit ndaj Navalnit në Siberi vitin e kaluar, shkruan BBC, përkthen Periskopi.

Ai është kritiku më i madh i presidentit Vladimir Putin.

Moska e ka mohuar përfshirjen në helmimin e Navalnit dhe e ka kontestuar përfundimit e nxjerrë nga ekspertët perëndimorë të armëve.

Gjatë një konference me gazetarë, amerikanët thanë se masat po ko-ordinoheshin me Bashkimin Evropian, që pritet të njoftojë për hapa të ngjashëm.

Biden duket se po mban qëndrim më të ashpër ndaj Rusisë se sa para-ardhësi i tij Donald Trump. /Periskopi

Shpërndaje në: