Me gojëhapur mbetet shkronja “Ë’ për Vit të Ri: Zafir Berisha shkruan si mjeshtër drejtshkrimi

Me gojëhapur mbetet shkronja “Ë’ për Vit të Ri: Zafir Berisha shkruan si mjeshtër drejtshkrimi

Zafir Berisha, Koordinatori i Sigurisë Kibernetike, ka bërë një status në profilin e tij në Facebook ku ajo që bie në sy është mungesa e gabimeve të shpeshta drejtshkrimore – diçka për të cilën njihet.

Berisha në statusin e tij ku flet për rreziqet që i kanosen shtetit të Kosovës ka gabuar kryesisht në mungesën e shkronjës “ë” – e të cilën në rastet e tjera e ka përdorur me tepri.

Ta zëmë, në vend të fjalës “produkt” ai mund ta bënte “produktË”, gjë të cilën nuk e ka përsëritur tash, përcjell Periskopi.

Ka pasur aludime të ndryshme se Berisha ka gabuar qëllimshëm në drejtshkrim në mënyrë që statuset e tij të mos përktheheshin në gjuhët amtare të agjentëve të huaj sekretë – duke qenë të padeshifrueshëm për platformën “Google Translate” e të ngjashme.

Por, ajo që çudit këtu është mungesa e shkronjës “ë”, një shkronjë kjo mjaft identifikuese për gjuhën shqipe – e të cilën Berisha e ka stërpërdorur në të kaluarën.

Politikanë tjerë të njohur për gabime drejtshkrimore ishin edhe Jahja Kokaj, Haki Abazi, Agim Bahtiri etj.

Statusi i plotë dhe i paedituar:

Për fundin e vitit 2020!

Kosova gjatë vitit 2020 kaloi një nga vitet shumë të rënda në historin e re të shtetëndërtimit!

Kriza ekonomike e sociale që ishte produkt i pandemis Covid-19 e shoqëruar edhe nga paqëndrushmëria politike e institucionale, ka bërë që shoqëria jonë të përballet me kriza dhe dukuri të pazakonta ose edhe të padukëshme!

Kosova si e gjithë bota u izolua nga Covid-19 dhe si çdo shoqëri tjetër, vendi ynë rrëshqiti drejtë një krize morale e cila u bë target i sulmeve nga jashtë, përmes lajmeve të rreme dhe luftës psikologjike në rrjetet sociale dhe media të rrejshme elektronike.

Ndërhyrjet gjatë vitit 2020 nga Serbia dhe Rusia u rritën me shpejtësin e dritës të cilët gjetën një teren të përshtatshëm, e të cilët po e shfrytëzojn me mjeshtëri hipokrizin e Albinit dhe LVV, njejtë siç i kanë shfrytëzuar hipokrizit e sojit të njejtë të politikanëve në Malin e Zi dhe Maqedoni për të krijuar destabilitet me qëllimin e vetëm që Sebia para perendimit të paraqitet si gardian e stabilitetit politikë e i sigurisë në Gadishullin Ilirik!

Zafa

Shpërndaje në: