Më i shtrenjti në botë, ilaçi i miratuar së fundi në SHBA kushton mbi 3 milionë euro

Më i shtrenjti në botë, ilaçi i miratuar së fundi në SHBA kushton mbi 3 milionë euro

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka miratuar Hemgenix, një ilaç i ri kundër hemofilisë, raporton CNN.

Prodhuesi “CLS Behring” vendosi një çmim prej 3.5 milionë dollarë për trajtim, duke e bërë këtë ilaç më të shtrenjtën në botë.

Hemgenix është një terapi gjenetike që përdoret për trajtimin e të rriturve me hemofili B, një çrregullim gjenetik i koagulimit që manifestohet me rritje të vëllimit të gjakderdhjes ose gjakderdhje spontane, më shpesh në nyje të mëdha.

Kjo sëmundje prek një person në 40.000, shumica e të cilëve janë meshkuj.

Trajtimi klasik përfshin një infuzion rutinë intravenoz për të mbajtur nivele të mjaftueshme të faktorit të koagulimit që mungon, por terapia e re supozohet të jetë një infuzion i vetëm IV.

Sipas një analize të kompanisë shëndetësore amerikane “GoodRx”, ilaçi më i shtrenjtë në SHBA deri më tani ishte Zolgensma, i cili u miratua nga FDA në vitin 2019 për trajtimin e atrofisë muskulare kurrizore dhe kushton 2.1 milionë dollarë për trajtim./Euronews.al

Shpërndaje në: