Me kaq minuta ushtrime pengojmë depresionin dhe sëmundjet

Me kaq minuta ushtrime pengojmë depresionin dhe sëmundjet

Vetëm 150 minuta ushtrime në javë do të ulni mundësinë e shfaqjes së kancerit

Aktiviteti fizik në çast ndikon në shëndetin mendor, ndërkaq shëtitja prej 35 minutave në ditë zvogëlon depresionin, transmeton Telegrafi.

Nuk jeni të detyruar të lodheni me vrapimin apo vozitjen e biçikletës një kohë të gjatë, sepse edhe aktiviteti minimal mjafton të përmirësoni shëndetin mendor dhe atë fizik.

Është lajthitje që nëse ushtroni më pak apo nuk ushtroni vazhdimisht nuk do të keni kurrfarë përparësish, thotë dr. Edward Phillips, specialist i mjekësisë në Universitetin e Harvardit.

Shkencëtarët me hulumtime kanë konstatuar se sa saktësisht duhet patjetër të ushtroni çdo ditë, përkatësisht në javë në mënyrë që të pengoni sëmundjet kronike.

▪ 450 minuta ushtrime në javë zvogëlon rrezikun nga vdekja e parakohshme për 39 për qind

▪ 175 minuta ushtrime zbut simptomat e depresionit

▪ 150 minuta ushtrime në javë zvogëlon rrezikun nga kanceri

▪ 120 minuta ushtrime në javë përmirëson memorien

▪ 60 deri në 90 minuta ushtrime në javë ulin shtypjen e lartë të gjakut

▪ 30 minuta trajnim në intervale në javë mund të pengojë diabetin.

Shpërndaje në: