Me kënaqësi ta bjen kamarieri ni gotë ujë të vokët: Digjet rrjeti me humorin e kosovarëve pas vendimit të Qeverisë

Me kënaqësi ta bjen kamarieri ni gotë ujë të vokët: Digjet rrjeti me humorin e kosovarëve pas vendimit të Qeverisë

Ka një kohë që me rritjen e çmimeve, qytetarët denoncuan edhe privimin nga shërbimi i ujit nëpër kafene – sidomos ato të kryeqytetit.

Por, qeveria dje mori një vendim: që lokalet e gastronomisë, ta shërbejnë falas ujin prej rubinetit (çezmes).

Për këtë, kanë shpërthyer shumë shaka – por përtej humorit kishte edhe reagime si ky i Valon Sylës, që thotë se një logjikë e tillë që dikton vendime për sektorin privat, është kundër tregut të lirë.

Syla shkruan si më poshtë:

‘Logjika qeverisëse e Albin Kurtit qe me udhëzime administrative dhe vendime qeveritare me diktu sektorin privat si ky rasti me ujin në gastronomi, është kundër tregut të lirë, konkurencës e sidomos kundër pronës private dhe lirisë mbi të.

Të pakta kanë qenë lokalet që skanë shërby ujë, por këtë e rregullon vet tregu se njerzit që pinë ujë të ujësjellsit nuk shkojnë më në ato vende, por shkojnë dhe shërbehen në lokalet ku shërbehet ky ujë.

Lokalet gastronomike janë prona private. Çmimet, shërbimi, tipi i punës i mbyllur ose me derë të hapur, përdorimi i ËC’ve të tyre nga çdo kalimtar rasti, është krejt vendim personal i pronarit, i cili është sovran në pronën e vet.

Ligjet që duhet ti respektojnë ata janë vetëm mbi higjienën, taksat, tjerat çështje teknike si mbrojtja nga zjarri, e rendit dhe qetësisë dhe disa tjera ambientale… për të tjera Shteti s’ka drejtë të urdhëroj bizneset, në këtë rast gastronominë për menut, stilin e shërbimit ose imponimin e produkteve, qoftë edhe ujë nga ujësjellësi. Kjo është shkelje mbi ndërmarrësinë e lirë dhe pronën private që është e shenjtë edhe me Kushtetutën e Kosovës.

Dhe budallakia më e madhe, vjen se këtë propozim e bënë pikërisht një doktor që vjen nga Amerika, ku këto gjëra ndalohen edhe më rreptësisht vetëm për tu respektuar liria dhe integtiteti i njeriut dhe pronës së tij.

Vendimi është kundër këtyre lirive pra antiliberal dhe anti komercial. Kjo kallxon natyrën dogmatike të Qeverisë VV dhe Kurti 2.

Çka nesër? Çka do të ndaloni nesër me vendime qeveritare. Llojin e mishit, dozën e alkoholit apo edhe imponimin e çmimeve e produkteve tjera?

Ndërkohë disa prej opozitës, përqeshën këtë vendim duke e krahasuar me vendimet që partitë e tyre merrnin kur ishin në pushtet’

HUMORI ME UJIN:

Për gazetarin Ilir Mirena, orët e mesnatës ishin orët kur duhej te flinim, sepse do të duhej që të nesërmen (sot), të dilnim në kafene për të pirë ujë falas.

Ai shkruan kështu:

“Koha me fjete, se duhet m’u qu heret me pi uje kafeve.

Ku po e lajm, n’cilen kafe, shkojm grupe grupe krejt, t’i plasim kamarierat, edhe ju bertasim ngapak “qit uje oo dost, se s’m’ngin ti me n’i bardak uje, jo”…

Une kah Soma du me e ba sefte…Naten…?”

Kryeredaktori i Expressit, Shpend Limoni, e përshrkuan vendimin me këtë sens humori:

‘Me kenaqesi ta bjen kamarieri ni gote uje te voket:P’

Gazetari Berat Buzhala, thotë se synimet tona duhet me qenë tejkalimi i ujit natyral dhe kërkesa për ujin e gazuar.

“Synimi i ardhshem duhet me kane ujit me i qite edhe limon e akull. Nese e hajne foren, po lypim edhe uje te tharbt. Me fitore te vogla, drejt fitores madhe”, shkruan Buzhala./Periskopi/

 

 

Shpërndaje në: