Me këto fanella do të luajë sonte Kosova ndaj Andorrës në ‘Fadil Vokrri’

Me këto fanella do të luajë sonte Kosova ndaj Andorrës në ‘Fadil Vokrri’

Kombëtarja e Kosovës në futboll sonte rikthehet të luajë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kosova do të ballafaqohet me kombëtaren e Andorrës me fillim nga ora 20:45, në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian “Euro2024”.

Në ndeshjen e parë të këtij cikli kualifikues, Kosova barazoi në udhëtim ndaj Izraelit me rezultatin 1:1.

Ndërkohë, Andorra humbi nga Rumania në shtëpi me rezultatin 0-2.Kosova do të luajë sonte me fanellën e kaltërta, ndryshe nga ndeshja me Izraelin në të cilën luajtën me fanellat e zeza.

Shpërndaje në: