Me nderimet më të larta, Kosova e mirëpret presidentin e Malit të Zi

Me nderimet më të larta, Kosova e mirëpret presidentin e Malit të Zi

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, qëndron për vizitë zyrtare, të parën e një kreu të shtetit fqinj, në Republikën e Kosovës.

Ai do të pritet me nderimet më të larta shtetërore nga presidentja Vjosa Osmani, kurse garda e republikës, do të bëjë nderimet e nevojshme protokollare.

Për këtë arsye, sheshi kryesor i Prishtinës është bllokuar për qytetarët, kurse në disa rrugë , trafiku është devijuar.

Ndërkohë, rrugët në Prishtinë janë stolisur me flamujt e shtetit malazez dhe atij kosovar, ndërsa RTK do të bëjë transmetimin e drejtpërdrejt të ceremonisë.

Sipas agjendës, Gjukanoviq gjatë ditës së parë të vizitës në Kosovë, sot më 18 maj, do të takohet me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, raporton RTKlive.

Pas takimit pritet të ketë edhe konferencë për media. Më parë ishte raportuar se në agjendë ishte edhe takimi me kryeministrin Kurti, por i njëjti ndodhet në vizitë zyrtare në Amerikës.

Për nder të tij, do të ketë edhe disa aktivitete të tjera.

Shpërndaje në: