Më në fund, Donaldi flet hapur për Beatrix: “Super e bukur është”

Periskopi.com Showbiz

Më në fund ka shpërthyer edhe Donaldi ndaj ndjenjave për Beatrixën.

Ndonëse ka disa ditë që është vënë re një simpati mes Donaldit dhe Beatrix Ramosajt asnjëri nga të dy nuk ka dhënë ndonjë deklaratë në Big Brother Vip.

Ani pse veprimet e tyre ishin më se të dukshme dhe ishte e qartë se ata po simpatizohen, dyshja ka vazhduar pëlqimin në heshtje ndaj njëri-tjetrit.

Le të ndalemi dhe të kujtojmë pak një nga deklaratat e Donaldit se kishte thënë me në vajzë më të mirë se Bora mund të lidhem, a mos vallë e kishte mendjen te Beatrix qysh atëherë?

Derisa sot Donaldi ka treguar hapur pak a shumë pëlqimin ndaj këngëtares Ramosaj.

I vënë në pozitë të sikletshme nga Antonela, ai e pranoi hapur se po Beatrix është femër super e bukur.