Më në fund një premtim i madh nga VV: Do ta organizojmë Miss Gjyshen

Periskopi.com Lajme

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Ferizajt, Valon Ramadani ka bërë një premtim interesant. Ai ka thënë se do të organizojë një festival në të cilin do të zgjedhet “Miss Gjyshja”.

Ramadani i VV-së këtë premtimi nuk e tha me humor, por premtoi se do ta bëj dhe se këtë projekt nuk e ka asnjë parti.

“Pikë që e kemi në programin tonë, që nuk i ka shku n’men askujt deri tash në asnjë parë zgjedhje, e na e kena ba premtim. Kena me majtë një festival një herë në vit në Ferizaj, ku ai festival ka mu organizu në mënyrë profesionale dhe ku kemi me zgjedhë super-gjyshen e vitit. Për moshën e tretë të gjysheve tona, ka me u organizu një festival në të cilin festival ka me u zgjedh super miss gjyshja. Miss Gjyshja ka me u zgjedh në Ferizaj, një , dy edhe tre, për arsye se janë lanë anash neve dhe kurrkush nuk i përmend as në fushatë as jasht saj”, ka thënë Ramadani në kanal10, transmeton Periskopi.

Ndryshe, kandidatët e VV-së për kryetar të komunave, po ballafaqohen me mungesë programi, ku së fundi LDK e denoncoi VV-në në Prishtinë për vjedhje të plan-programit./Periskopi/