Më në fund reagon FIFA pas çudisë që ndodhi mbrëmë në ndeshjen Brazil-Argjentinë

Më në fund reagon FIFA pas çudisë që ndodhi mbrëmë në ndeshjen Brazil-Argjentinë

FIFA ka publikuar komunikatë zyrtare pas pezullimit të kualifikueses për Kupën e Botës mes Brazilit dhe Argjentinës, të dielën.

Kontesti në ‘Corinthians Arena’ u ndalua disa minuta pasi filloi ndeshje, kur autoritetet mjekësore u munduan të censurojnë tre futbollistë të Argjentinës pasi thyen rregulloren e Covid-19.

Vizitorët eventualisht u larguan nga fusha dhe një orë pasi ndeshja ishte ndalur, ‘CONMEBOL’ konfirmoi pezullimin e saj, me FIFA-n tash që ka dalë me komunikatë rreth incidentit.

”FIFA pendohet për skenat që ndikuan në pezullimin e ndeshjes mes Brazilit dhe Argjentinës për kualifikuesen e ‘CONMEBOL’ për Kupën e Botës 2022, e cila ndaloi miliona fans të shikonin një ndeshje mes dy prej Kombëtareve më të rëndësishme në botë,” shkruhet në komunikatë.

”Raporti i parë zyrtar i ndeshjes i është dërguar FIFA-s. Ky informacion do të analizohet nga personeli kompetent disiplinor dhe një vendim do të merret në harmoni me rregulloren.”

Dyshja e Aston Villas, Emiliano Buendia dhe Emi Martinez, së bashku me dyshen e Tottenhamit, Giovani lo Celso dhe Cristian Romero, u akuzuan se falsifikuan dokumentet e udhëtimit për në Brazil nga Anglia, para kësaj ndeshjeje.

Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni prapë vendosi të startojë me Martinezin, Lo Celson dhe Romeron, gjë që rezultoi me intervenim dramatik të stafit mjekësor brazilian.

Qeveria braziliane kishte rekomanduar karantinë dhe deportim të katër futbollistëve të akuzuar, por Scaloni dhe skuadra e tij rezervuan një avion për t’u kthyer në shtëpi, pesë orë pas pezullimit të ndeshjes pas kërcënimeve për mbajtje. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: