Më në fund rikthehet nga lëndimi Ansu Fati, është pjesë e skuadrës sonte kundër Levantes

Më në fund rikthehet nga lëndimi Ansu Fati, është pjesë e skuadrës sonte kundër Levantes

Sulmuesi i Barcelonës, Ansu Fati – 18-vjeçar – është rikthyer nga lëndimi më në fund, teksa ka qenë i heshtur nga nëntori i vitit të kaluar.

Ansu Fati është përfshirë në skuadrën e Barcelonës për takimin e tyre me Levante që zhvillohet sot.

Barcelona ka thënë në faqen zyrtare të klubit për kthimin e Fatit: “Ansu Fati ka qenë jashtë fushave që nga loja me Betisin më 7 nëntor 2020. Janë bërë dhjetë muaj, ose 322 ditë, që kur ishte përfshirë për herë të fundit në skuadër.

Ndeshja e tij e fundit për Barçën erdhi kundër Real Betis më 7 nëntor 2020, me një sërë problemesh në gju që e mbajtën atë jashtë detyrës në klub dhe Kampionatit Evropian me Spanjën.

Fati do të ketë nderin që të bartë fanellën me numrin legjendar të cilin e mbante Leo Messi.

Shpërndaje në: