Më në fund vjen oferta e parë e Barcelonës për Neymarin

Më në fund vjen oferta e parë e Barcelonës për Neymarin

Barcelona ka filluar ndjekjen për ritransferimin e Neymarit nga Paris Saint-Germaini.

Sipas “Sky Sports”, blaugranët sot kanë bërë një ofertë saktësisht prej 100 milionë eurove plus dy lojtarë për ish-yllin e tyre, transmeton Periskopi.

Nuk është bërë e ditur për cilët lojtarë bëhet fjalë, por emrat më të mundshëm janë Philippe Coutinho, Ousmane Dembele, Ivan Rakitic dhe Samuel Umtiti.

Neymar ka qenë i lidhur me një rikthim befasues te Barcelona gjatë verës. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: