Më në fund, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti do të takohen me Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken

Më në fund, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti do të takohen me Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti të cilët po qëndrojnë në SHBA, pas shumë kohësh sot do të takohen me sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken, transmeton Periskopi.

Kështu ka bërë të ditur vet Osmani, ndërkohë që takimi do mbahet në oren 16:30.

Ja njoftimi:

Në Departamentin Amerikan të Shtetit, do të kemi nderin të pritemi nga Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, sot në orën 16:30, sipas kohës lokale në Washington D.C.
Së bashku me Kryeministrin Kurti, në këtë takim do të fokusohemi në thellimin e partneritetit strategjik me SHBA, duke adresuar sfidat me të cilat po ballafaqohet rajoni ynë, reformat që po i ndërmarrin institucionet tona si dhe fuqizimin e pozicionit ndërkombëtar të Kosovës.
Kosova është e bekuar me miqësinë dhe përkrahjen e Shteteve të Bashkuara.

Osmani e Kurti dje kanë udhëtuar për të marrë pjesë në ceremoninë e organizuar në Kongresin amerikan për nënshkrimin e marrëveshjes me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), për Programin Kompakt të Kosovës.

“Gjatë qëndrimit në Uashington, Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti do të zhvillojnë edhe takime të tjera bilaterale”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë që Kurti në maj kishte qëndruar rreth 20 ditë në Amerikë, por pa ndonjë takim të rëndësishëm. Gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara, kryeministri Albin Kurti kishte realizuar takime me drejtues të shoqatës së bizneseve e të kompanive teknologjike, ka vizituar kompani e ka ligjëruar në Universitetin e Michiganit.

Sivjet atje, një udhëtim të përbashkët e kishin pasë Kurti e Osmani, vetëm si të ftuar në ceremoninë e varrimit të ish sekretares së shtetit, Madeleine Albright, ku kishin pasë rastin që korridoreve të takonin ish politikanë amerikanë./PERISKOPI/

Shpërndaje në: