Më në fund zbulohet arsyeja pse Koscielny refuzoi t’i bashkohet Arsenalit në ushtrimet parasezonale

Më në fund zbulohet arsyeja pse Koscielny refuzoi t’i bashkohet Arsenalit në ushtrimet parasezonale

Arsenali po përballet me një problem të madh – dhe emri i këtij problemi është Laurent Koscielny.

“Topçinjtë” publikuan një komunikatë të enjten duke thënë se kapiteni i tyre refuzoi të udhëtonte me skuadrën drejt SHBA-ve për turneun parasezonal, transmeton Periskopi.

“Laurent Koscielny ka refuzuar të udhëtojë drejt SHBA-ve për turneun parasezonal,” shkruhet në komunikatë.

“Jemi shumë të zhgënjyer me veprimet e Laurenit, të cilat janë kundër instruksioneve.”

Që nga koha kur ka dalë kjo komunikatë, fansat e Arsenalit kanë qenë duke hamendësuar çfarë ka mundur të ndodh me Koscilenyn.

Arsenal v Valencia - UEFA Europa League Semi Final : First Leg

Tashmë dihet botërisht se 33-vjeçri e pëlqen rikthimin në Francë, por ka ende edhe një vit të mbetur në kontratën e tij me gjigantin londinez.

Pra, cili është problemi? Epo, sipas “Mirror”, duket se lojtari ka mbetur i frustruar pasi mbajti bisedime rreth një transferimi potencial me Arsenalin.

Koscileny raportohet se kërkoi vazhdim të kontratës edhe për 12 muaj, me Arsenalin që nuk hezitoi dhe i ofroi madje kontratë dy-vjeçare.

Mirëpo, ka një kthesë.

Për shkak të moshës së lojtarit, oferta e Arsenalit përmbante një pagë më të ulët se sa 135,000 euro në javë sa fiton tani.

Kjo e ka frustruar francezin i cili nuk është i gatshëm të pranojë shkurtesë në pagë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: