Më në fund zbulohet kur do të zhvillohet rimeçi i shumëpritur Fury-Wilder

Më në fund zbulohet kur do të zhvillohet rimeçi i shumëpritur Fury-Wilder

Këtë javë do të nisin bisedimet për të caktuar datën se kur do të zhvillohet revanshi në mes amerikanit Deontay Wilder, kampion bote në kategorinë WBC dhe britanikut Tyson Fury.

Sfida e parë mes tyre, zhvilluar në dhjetor të 2018-ës, u mbyll në barazim. Bisedimet mes dy boksierëve do të udhëhiqen nga Frank Warren, Bob Arum dhe Al Haymon.Gjasat janë që kjo sfidë e dytë të zhvillohet në muajt e parë të 2020-ës dhe pritet që të sjellë shumë më tepër të ardhura për dy boksierët se herën e parë, transmeton Periskopi.

“Kjo do të jetë një sfidë e madhe, që amerikanët mezi po e presin. Tani do të ulemi dhe bisedojmë për kushtet financiare, që është edhe pika me delikate”, tha Frank Warren, menaxheri i Fury.

Vetë Fury konfirmoi se këtë herë do të duelojë me kushte të barabarta financiare, 50-50 ndarje të fitimit, madje edhe më shumë duke parë famën e tij.

“Unë do të dueloj edhe një herë më 20 shtator ose 5 tetor dhe më pas do të nis gjuetinë për titujt kampionë bote. Do të jem unë kampioni i padiskutueshëm i botës. I pari në listë është Wilder, me të cilin do të përballem në muajt e parë të 2020-ës”, tha Fury.

Shpërndaje në: