Më pak se një orë për të votuar

Më pak se një orë për të votuar

Qytetarëve të cilët nuk kanë votuar ende, iu ka mbetur më pak se një orë për ta ushtruar këtë të drejtë.

Në orën 19:00 do të mbyllen të gjitha qendrat e vendvotimeve në Kosovë, të cilat janë hapur mëngjesin e sotëm, në orën 07:00.

Procesi zgjedhor gjatë ditës së sotme ka shkuar qetë, institucionet e rendit apo edhe vëzhguesit nga qendrat e votimit nuk kanë raportuar ndonjë parregullsi të madhe.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në orën 16:00 ka përditësuar të dhënat e fundit rreth daljes së votuesve në zgjedhje.

Deri në këtë kohë kanë votuar 26,89 për qind apo 506 mijë e 997 qytetarë.

Qytetarët e Kosovës sot vendosin për kryetarët e ardhshëm të komunave dhe për përfaqësuesit e tyre në Kuvendet Komunale.

Shpërndaje në: