Me protestë do të kërkohet drejtësi për mbytjen e 4-vjeçarit në Kumanovë

Me protestë do të kërkohet drejtësi për mbytjen e 4-vjeçarit në Kumanovë

Mbytja e Almirit, 4 vjeçar nga Kumanova ka shkaktuar reagime dhe revolta të shumta në Maqedoni, duke filluar nga partitë politike, politikanët, profesorët, shoqëria civile e deri tek qytetarët e rëndomtë.

Menjëherë pas varrimit të djeshëm të Almirit i përcjellë nga një numër i madh i qytetarëve të cilët me lot në sy dhe me plotë dhimbje i thanë lamtumirë vogëlushit nga Kumanova, janë shfaqur disa fletushka që po shpërndahen në Kumanovë dhe në rrjetet sociale.

Sipas informacionit të shpërndarë të cilave paralajmërohet protesta masive për të nënën në Kumanovë, duke filluar nga ora 15:00.

 

Shpërndaje në: