Më shumë gola se sa ndeshje, njihuni me mbretëreshën e futbollit

Më shumë gola se sa ndeshje, njihuni me mbretëreshën e futbollit

Ada Hegerberg, futbollistja e Lyonit në karrierën e saj ka regjistruar 254 ndeshje, derisa ka shënuar hiq më pak se 255 gola

Ada Hegerberg, e lindur në Molde të Norvegjisë është duke shkruar historinë në futbollin e femrave, shkruan Periskopi.

Related image

23 vjeçarja ka statistika të frikshme dhe nuk e fitoi rastësisht edicionin e kaluar Topin e Artë në kategorinë e femrave.

Hegerberg ka debutuar më skuadrën Kolbotn në vitin 2010, kur ishte vetëm 16 vjeçare. Ajo më 11 gusht të vitit 2011 realizoi hat-trik brenda shtatë minutave.

Fotografia e Bleacher Report Football

Hegerberg është pjesë e Lyonit që nga viti 2014 dhe në 105 paraqitje me francezët ka shënuar 130 gola.

Norvegjezja të shtunën që lamë pas fitoi Ligën e Kampionëve me Lyonin që mposhti Barcelonën 4-1, në një ndeshje ku Hegerberg shënoi hat-trik. /Periskopi/

Shpërndaje në: