Më shumë se 300 civilë janë evakuuar tani nga fabrika e çelikut “Azovstal”, thotë Zelensky

Më shumë se 300 civilë janë evakuuar tani nga fabrika e çelikut “Azovstal”, thotë Zelensky

Më shumë se 300 civilë janë shpëtuar që nga fillimi i evakuimeve nga fabrika e rrethuar e çelikut “Azovstal”, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij të mbrëmjes së të shtunës.

Kjo shënoi fundin e fazës së parë të evakuimeve, e cila filloi pak më shumë se një javë më parë, duke nxitur një falënderim nga udhëheqësi ukrainas.

“I jam mirënjohës ekipeve të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe Kombeve të Bashkuara që na ndihmuan të kryejmë fazën e parë të misionit të evakuimit Azovstal. Më shumë se 300 njerëz u shpëtuan, gra dhe fëmijë.”

Autoritetet tani po përgatiten për fazën e dytë të evakuimit të të plagosurve, mjekëve dhe ushtarakëve, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

Që nga e shtuna, ushtria ruse ka shkatërruar ose dëmtuar rreth 200 objekte të trashëgimisë kulturore, shtoi Zelensky.

Shpërndaje në: