Më shumë se 500 mijë fëmijë u shpërngulen në Siri, 77 u vranë dhe u plagosën

Më shumë se 500 mijë fëmijë u shpërngulen në Siri, 77 u vranë dhe u plagosën

Më shumë se 500,000 fëmijë janë shpërngulur nga dhuna e madhe në veri-perëndim të Sirisë që nga 1 dhjetori i vitit 2019. Mes tyre janë mijëra fëmijë dhe familjet e tyre që tani jetojnë në tenda dhe në ambiente të hapura në motin e ftohtë dhe me shira.

Që nga fillimi i vitit, 77 fëmijë u raportuan të vrarë dhe të plagosur për shkak të përshkallëzimit të dhunës në zonë, njofton Klan Kosova.

Shirat e fundit të dimrit, reshjet e borës dhe moti jashtëzakonisht i ftohtë kanë përkeqësuar kushtet tashmë të vështira të tyre. Ata kanë nevojë për ndihmë urgjente humanitare, si dhe shërbime bazike, shkruan AP.

UNICEF rithekson se mbrojtja e fëmijëve dhe infrastruktura civile duhet të kursehen në luftime nga të gjitha palët në konflikt.

Shpërndaje në: