Më shumë se 70 të vdekur nga tërmeti në Itali

Më shumë se 70 të vdekur nga tërmeti në Itali

73 persona janë raportuar të vdekur pas tërmetit shkatërrues që goditi disa qytete në Italinë Qendrore sot.

Tërmeti që goditi Italinë në orët e hershme të mëngjesit ishte me magnitudë prej 6.2 shkallëve të Rihterit. Shumica e njerëzve ishin duke fjetur, raporton Euroneës.

Mijëra njerëz kanë mbetur të pastrehë. Rrugët në qytetet e goditura janë të shkatërruara, duke e bërë intervenimin e ekipeve emergjente edhe më të vështirë.

Epiqendra e tërmetit ishte në Rietti, shumë afër qytetit të Peruxhës.

Lëkundja u ndje 170 kilometra larg Romës dhe është përcjell afërsisht nga 60 lëkundje tjera më të lehta. /Periskopi/

Shpërndaje në: