Me siguri nuk i dinit! Këto fakte rreth vetes meshkujt ua fshehin të tjerëve!

Me siguri nuk i dinit! Këto fakte rreth vetes meshkujt ua fshehin të tjerëve!

Ka shumë fakte për burrat që statistikat nuk na tregojnë. Mesatarisht; gratë jetojnë më gjatë se burrat në mbarë botën, burrat shpenzojnë rreth një vit të jetës së tyre duke parë gratë dhe ata gënjejnë dy herë më shumë se gratë. Në këtë artikull do të mësoni më shumë gjëra interesante rreth meshkujve që mbase nuk i dinit:

Ëndrrat e meshkujve

Vdekja, çështjet shëndetësore dhe kërcënimet personale janë tema të përbashkëta të këqija për të gjithë. Por shkencëtarët nga Universiteti i Montrealit zhvilluan një studim prej më shumë se 10.000 ëndrrash dhe vendosën se ka disa dallime mes asaj që burrat dhe gratë shohin në ëndrra. Burrat zgjohen nga ankthet e këqija, në të cilat shohin katastrofa, përmbytje, tërmete dhe luftra me një ndjenjë tmerri. Konfliktet ndërpersonale ndodhin në ëndrrat e grave dy herë më shpesh se tek meshkujt.

Meshkujt pëlqejnë vajzat me një peshë të shëndetshme

Blanca Ortega-Roldan Oliva nga Universiteti i Granadës dëshmoi në hulumtimin e saj se burrat preferojnë gratë elegante që duken të shëndetshme. Kjo do të thotë se meshkujt nuk tërhiqen nga ndonjë model ideal mitik i bukurisë ose vajzat me pamje modeleje nuk i pëlqejnë, mirëpo ata preferojnë që vajzat të kenë një peshë normale.

Burrat po përpiqen të tërheqin vëmendjen e një vajze nëse mbajnë duart tek rripi i pantallonave

Kur një burrë dëshiron të tregojë se është i interesuar për një grua, ai menjëherë merr një paraqitje prej një djali të guximshëm dhe të fortë. Zakonisht, një burrë mban duart tek rripi i pantallonave.

Burrat preferojnë komplimente nga burra të tjerë

Ekziston një mendim se burrat pranojnë komplimente nga gjinia e kundërt me kënaqësi. Por, në fakt, ata janë më të kënaqur me komplimentet nga meshkujt. Dhe orientimi seksual nuk ka rëndësi këtu. Robert Herbert nga Universiteti Binghamton provoi se meshkujt i pranojnë komplimentet “pa probleme” dhe falënderojnë për to vetëm në 30% të kohës. Në rastin e një mashkulli që merr një kompliment nga një burrë tjetër, ka të ngjarë të perceptohet si diçka e këndshme dhe të rrisë vetëbesimin e tij.

Meshkujt hanë dy herë më shumë kur janë me gratë

Mund të duket e çuditshme, por ky është një fakt: meshkujt hanë më shumë kur kanë drekë ose darkë me një grua. Për shembull, ata hanë 93% më shumë pica dhe 86% më shumë sallatë sesa do të hanin në shoqërinë e meshkujve. Kevin Kniffin, PhD, i Universitetit Cornell, erdhi në këtë përfundim gjatë hulumtimit të tij. Sipas mendimit të tij, meshkujt e bëjnë atë për t’i bërë përshtypje grave. Mund të duket budallallëk, por këto janë instikte.

Me moshën, meshkujt preferojnë rroba të gjera

Rrobat që vishni ndikojnë në mënyrën sesi ndiheni. Për më tepër, rrobat ndikojnë në mënyrën se si na përceptojnë njerëzit. Kjo është arsyeja pse një burrë me një kostum ndihet më i sigurt në një takim biznesi. Megjithatë, preferencat në rroba ndryshojnë me moshën. Për shembull, shumë djem të rinj veshin pantallona të ngushta ose pantallona të shkurtra, edhe pse, ndoshta, nuk është aq e rehatshme. Me moshën, dëshira për modën, zëvendësohet nga dëshira për të veshur gjëra të rehatshme. Prandaj, meshkujt zgjedhin rrobat me të gjera./revistaclass.

Shpërndaje në: