Me sindikatat e sektorit publik llugë, Kurti premton promovim të organizimit sindikal në sektorin privat

Me sindikatat e sektorit publik llugë, Kurti premton promovim të organizimit sindikal në sektorin privat

Kryetari aktual i VV-së, Albin Kurti i cili synon edhe një mandat në krye të partisë, ka shpalosur sot platformën e tij me 10 pika.

Kurti foli sot në një tubim para aktivistëve të partisë, ku renditi prioritetet për mandatin e ardhshëm si kryetar i Vetëvendosjes.

Një prej 10 pikave kryesore të platformës, është edhe promovimi i organizimit sindikal në sektorin privat, në kohën kur Kurti është duke zhvilluar një ‘luftë’ me sindikatat e punëtorëve të sektorit publik, të cilat kërkojnë rritje pagash për ta mbuluar inflacionin dyshifror.

Edhe gjatë viteve të mëhershme, por edhe kur ishte në opozitë, Kurti premtonte bashkëpunim me sindikatat.

“Qeveria do të jetë partnere e sindikatave”, kishte deklaruar ai.

Megjithatë, pas ardhjes në qeveri, partneriteti i qeverisë me sindikatat ende nuk duket të jetë bërë realitet. Në fakt, përvoja e Kurtit me sindikatat deri tani, është krejtësisht e hidhur.

Ai është në përpjekje për të mbyllur një marrëveshje me Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës, për t’i kthyer nga greva katërjavore dhjetëra mijëra punëtorë në vendet e punës.

Shpërndaje në: