Më thuaj ku të dalin puçrra, të të them cili organ po vuan; “Harta e fytyrës” sipas mjekësisë së vjetër kineze

Më thuaj ku të dalin puçrra, të të them cili organ po vuan; “Harta e fytyrës” sipas mjekësisë së vjetër kineze

Lëkura është organi më i madh në ose mbi trupin tonë. Nëse diçka e prek lëkurën, kjo mund të nënkuptojë që diçka e brendshme po ndodh. Problemet më të shpeshta përfshijnë, puçrrat, skuqjet ose ndryshimin e ngjyrës apo tonit të lëkurës. Sipas mjekësisë së vjetër kineze, fytyra është një lloj harte, zonat e ndryshme të së cilës lidhen me organe të ndryshme. Kësisoj shfaqja e akneve ose puçrrave në pjesë të ndryshme të saj, paralajmërojnë se çfarë nuk shkon si duhet të organizëm.

Balli – fshikëza dhe/ose zorrët e holla

Ushqimet e varfra në lëndë ushqyese, stresi, konsumimi i tepërt i alkoolit dhe cilësia e dobët e gjumit mund të shkaktojnë puçrra në ballë. Duhet të mbani një regjim të pasur, të merrni probiotikë, të pini shumë ujë, të eleminoni alkoolin dhe të flini mjaftueshëm.

Mes vetullave – Mëlçia

Kjo është një shenjë se mëlçia po punon shumë për të eleminuar toksinat. Hani pak ose aspak mish dhe qumësht. Zgjidhni ushqime të shëndetshme duke përfshirë shumë fruta dhe perime organike.

Rreth zonës së vetullave – Veshkave

Dehidrimi ndikon në veshkat.Pirja e duhanit, alkooli, konsumimi i lartë i kripës dhe të pirit pak ujë mund të lidhet me shfaqjen e puçrrave në këtë zonë.

Hundë – Zemra

Qarkullimi i keq dhe presioni i lartë i gjakut mund të ndikojë në cilësinë e të gjithë lëkurës. Duhet të mundoheni përmes asaj çfarë konsumoni të mabni nivele të shëndetshme të kolesterolit dhe mbani presionin e gjakut në kontroll

Pjesa e sipërme e faqeve – Mushkëritë

Ndotja, pirja e duhanit dhe astma do të dëmtojnë këtë pjesë të lëkurës. Përfshini me shumicë në dietën tuaj jeshillëqe si kastravec, selino, limon dhe çfarëdo perime me gjethe jeshile të errët. Gjethet e gjelbra janë mushkëritë e bimës dhe planetit, kështu që bën sens të ndihmojnë edhe mushkëritë e njeriut.

Faqet – Mushkëritë dhe Veshkat

Goja dhe mjekra- Stomaku

Ushqimet tejet yndyrore dhe të ëmbla mund të shkaktojnë probleme në këtë zonë. Kjo vlen edhe për konsumimin e kafeinës dhe alkoolit. Përpiquni të mbani një dietë të ekuilibruar dhe hani shumë fruta dhe fibra për të përmirësuar shëndetin e stomakut.

Nofulla dhe qafa – Hormonet

Shpërndaje në: