Me zemër të thyer dhe e shkatërruar, ish-gruaja e Hulk reagon pasi braziliani u martua me mbesën e saj

Me zemër të thyer dhe e shkatërruar, ish-gruaja e Hulk reagon pasi braziliani u martua me mbesën e saj

Ish-gruaja e Hulk ka thënë se u ndje sikur ta kishte ‘varrosur bijën e saj të gjallë’, pasi sulmuesi brazilian u martua me mbesën e saj.

Sulmuesi i Atletico Mineiros, 35-vjecar, përfundoi marrëdhënien 12-vjecare me Iran Angelo në korrik të vitit 2019 dhe tash po pret fëmijë me partneren e re, transmeton Periskopi.

Hulk is expecting his fourth child and his first with Camila

The Atletico Mineiro ace has been in a relationship with his niece since late 2019

Raportet që e lidhnin Hulk me mbesën e Iran, Camila Angelo fillimisht qarkulluan në janar të vitit të kaluar, para se të martohej me 32-vjecaren dy muaj më vonë.

Camila, right, and her auntie Iran

Dhe më herët këtë javë, lojtari konfirmoi se po pret fëmiun e katërt dhe të parin me Camilan.

Pasi u la nga Hulk, Iran u hap rreth ndodhive dhe si u ndje ajo rreth ngjarjes.

Ajo tha se Camilan e shihte si të ishte vajza e vetë dhe tha se ndjehet si të ‘varroste të bijën për së gjalli’.

Sipas burimit nga Portugalia, ‘Record’, ajo shtoi: ”Zgjohem dhe flej pa e kuptuar pse tërë kjo më ndodhi mua.

”Dhimbja është madhështore, nganjëherë mendoj se do të ma këpus zemrën. Ajo ishte si fëmiu im.”

E pyetur për marrëdhënien e saj me mbesën, ajo shpjegoi: ”I dhashë gjithcka kësaj vajze që prej kur erdhi në këtë botë.

”Sakrifikova ëndrrat e mia kaq shumë herë për t’i realizuar të sajat.

”Dhe nuk po flas vetëm për të mira materiale, sepse këto jepen lehtë kur ke para, por dashuri, afeksion, vëmendje, respekt… gjithcka.

”Ajo i dinte dobësitë e mia, pasiguritë, dhimbjen, frikën dhe kishte dashurinë time të pakushtëzuar.

”Ajo menaxhoi jetën time, dhe për mua gjithcka që ajo thoshte ishte mirë, ishte e drejtë dhe etike.

”Ajo ishte perfekte në gjithcka dhe unë i dashë asaj drejtimin e jetës time. Nëse isha gabim, ishte sepse e desha dhe i besova së tepërmi.” /Periskopi.com/

Hulk regularly shares snaps of himself with Camila Angelo

Iran has been left devastated by Camila's romance with Hulk

Shpërndaje në: