Media me seli në Bruksel: Dështoi pa filluar rundi i ardhshëm i dialogut Kosovë-Serbi

Media me seli në Bruksel: Dështoi pa filluar rundi i ardhshëm i dialogut Kosovë-Serbi

Mediumi “Euractiv” me seli në Bruksel ka shkruar për mospajtimet e palës kosovare dhe asaj serbe për temat që duan të diskutojnë në procesin e dialogut.

“Rundi tjetër i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë ka dështuar ende pa filluar derisa dy palët nuk po mund të vendosin se për cilën temë të diskutojnë”, ka shkruar ky medium.

Përkundër se emisari i BE-së Miroslav Lajçak i takoi të dyja palët në takime të ndara në Bruksel këtë javë, ngërçi nuk mundi të zhbollokohet.Kosova deshi të flasë për 1600 shqiptarët e zhdukur të Kosovës pas përfundimit të luftës së viteve 1998-1999, shkruan Euractiv.

Ata refuzuan që dialogu të fokusohet krejtësisht në kërkesën e Serbisë e që është krijimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe me kompetenca ekzekutive.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës më herët kishte vendosur se këto komuna do të ishin jokushtetuese sepse do të barazoheshin si një qeveri e dytë, duke cenuar sovranitetin. Kryeministri Albin Kurti kishte folur më herët për një model të mundshëm sikur Bosnja e Hercegovina, duke thënë se do të ishte jofunksional.

Shpërndaje në: