Media serbe: Vuçiqit i shkon një propozim i ri, të takohet me Kurtin tash në Bruksel

Media serbe: Vuçiqit i shkon një propozim i ri, të takohet me Kurtin tash në Bruksel

Mediat serbe raportojnë se Aleksandër Vuçiqit i ka shkuar një propozim sërish sot nga Bashkimi Evropian lidhur me situatën e fundit të krijuar në Kosovë.

Tanjug raporton duke u thirrur në burime të larta diplomatike nga Brukseli, se propozimi është ‘që të mbahet një takim Kurti – Vuçiq në Bruksel’.

“BE është e gatshme të ndërmjetësojë një takim, i cili do të mbahej në Bruksel dhe ku temë e vetme diskutimi do të ishte zgjidhja e situatës aktuale të krijuar në veriun e Kosovës’, shkruan Tanjug, përkthen Periskopi.

Ky burim diplomatik në të cilin thirren mediat serbe, thonë poashtu se ‘BE, Kuinti dhe ShBA janë të gatshme të kontribuojnë në mënyrë që të ulen tensionet mes të dyja vendeve, pas situatës së krijuar së fundmi’./Periskopi/

Shpërndaje në: