Mediat angleze: Arrestohet ylli i Premierligës në Londër, dyshohet për përdhunim

Mediat angleze: Arrestohet ylli i Premierligës në Londër, dyshohet për përdhunim

Një lojtar i Premier League është arrestuar pak orë më parë.

Policia e Londrës veriore ka arrestuar një person në të 20-at e hershme, bëjnë të ditur mediat angleze.

Personi në fjalë është futbollist dhe aktivizohet në Premier League.

Emri i lojtarit nuk është zbuluar akoma por bëhet e ditur se ai dyshohet për përdhunimin e një gruaje.

Rastin në polici e ka lajmëruar vetë viktima, e cila po ashtu është në të 20-at e hershme.

Për lojtarin në fjalë thuhet se prite të luajë edhe në Kupën e Botës 2022.

Shpërndaje në: