Mediat e huaja shkruajnë për vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Mediat e huaja shkruajnë për vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Vendimi i mbrëmshëm i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, ku i jep të drejtë Presidentit Hashim Thaçi për nominimin e Avdullah Hotit për Kryeministër, ka zë vend edhe në mediat ndërkombëtare.

Ky verdikt final si dhe performanca e aktivistëve të Vetëvendosjes, është bërë lajm i mediave të huaja si Reuters, The New York Times, France 24, njofton Klan Kosova.

Sipas Reuters, Gjykata Kushtetuese tashmë ka qartësuar rrugën për votimin e Qeverisë së re të Kosovës.

Më tej theksohet edhe kundërshtia e partisë së udhëhequr nga Kryeministri në largim i vendit Albin Kurti, duke paralajmëruar për protesta.

Ngjashëm shkruan edhe The New York Times, ndërsa potencon se organi më i lartë shtetëror, ka vlerësuar përfundimisht që Qeveria e re mund të formohet pa zgjedhje të reja, dhe se dekreti i Presidentit Hashim Thaçi për mandatarin, është në përputhje me Kushtetutën.

Prestigjozja amerikane duke iu referuar Reuters, gjithashtu përmend edhe historikun e rrëzimit të Qeverisë Kurti, duke thënë se mosmarrëveshjet me LDK-në, partnerin e saj kryesor bashkëqeverisës për çështjet e pandemisë dhe çështjen e heqjes së tarifës ndaj mallrave serbe, çuan deri në prishjen e koalicionit.

 

Mediumi me bazë në Paris, France 24, shkruan se Gjykata Kushtetuese vendosi vonë të enjten se Qeveria e re mund të formohet pa mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
Deklarimi i pasurisë – Kurti thotë se ka mbi 1 mijë e 500 euro në bankë

Kryeministri Albin Kurti ka bërë deklarimin vjetor të pasurisë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.…

KQZ-ja publikon listën e qendrave të votimit në veri për procesin e shkarkimit të kryetarëve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar listën e qendrave të votimit për procesin për apo…

Greqia nuk do të mbështesë kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës

“Siç kemi bërë në të kaluarën në raste të ngjashme, Greqia do të abstenojë nga…

“Jemi të gatshëm për të fituar”, Lewandowski paralajmëron Real Madridin para “El Clasicos

Barcelona synon të këndellet nga eliminimi nga Liga e Kampionëve në mënyrën më të mirë…

Serbët “jobesnikë” nga Kosova që “shkelin” rendin kushtetues të Serbisë

Përderisa përfaqësuesit e Listës Serbe gëzojnë mbështetjen e Beogradit për të marrë pjesë në institucionet…

Si e “djegu” Kurti biletën për Berlin, ku do shkonte ta përkrahte opozitën e Maqedonisë së Veriut

Kryeministri i Kosovë Albin Kurti i cili po përzihet në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut…

O’Brien nga Beogradi: Kosova ka premtuar se do ta themelojë Asociacionin – do të bëjmë gjithçka që të përmbushet premtimi

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka thënë se Kosova ka…