Mediat maqedonase për ‘Shqipërinë e Madhe’: Do të ketë luftë të përgjakshme
Mediat e regjimit vazhdojnë të lansojnë shkrime për të nxitur tensione dhe frikë tek qytetarët e Maqedonisë.
Gazeta maqedonase “Vecer” në edicionin e saj të fundit ka botuar një shkrim me titull: “Krijimi i Shqipërisë së Madhe rrezik që mund të sjellë një luftë të gjatë dhe të përgjakshme”.
Shkrimi është ilustruar me një foto, ku shihet lideri i LSDM-së, Zoran Zaev dhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti me plis në kokë.
Ata duken sikur po arrijnë një marrëveshje me kryeministrin Edi Rama për krijimin e Shqipërisë së Madhe. (INA)



