Mediat ndërkombëtare raportojnë për rezolutën e miratuar në Kuvend kundër referendumit serb në Kosovë

Mediat ndërkombëtare raportojnë për rezolutën e miratuar në Kuvend kundër referendumit serb në Kosovë

Ditët e fundit, temë diskutimi në vend ka qenë moslejimi i mbajtjes së referendumit serb në territorin e Kosovës.

Për këtë çështje, përveq mediave vendore e atyre në rajon, kanë raportuar edhe mediat ndërkombëtare.

“Washington Post” dhe “Asocciated Press” kanë raportuar për seancën e sotme të Kuvendit, ku edhe u miratua rezoluta për mosmbajtjen e referendumit serb në Kosovë.

“Ligjvënësit në Kosovë mbajtën një seancë të jashtëzakonshme të shtunën për të miratuar një rezolutë duke thënë se hapja e qendrave të votimit për minoritetin etnik serb të Kosovës për të votuar në një referendum serb do të shkelte kushtetutën, ligjet dhe praktikën ndërkombëtare të vendit”, shkruan Washington Post.

“Rezoluta thoshte se Serbia po përpiqet të shfrytëzojë serbët etnikë që jetojnë në Kosovë “për t’i shërbyer politikës së saj armiqësore kundër Republikës së Kosovës”, thuhet në raportimin e Asocciated Press.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën kundër organizimit të referendumit serb në Kosovë.

Për miratimin e kësaj rezolute kanë qenë 76 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim.

Kjo rezolutë përmban gjithsej 8 pika.

Ndryshe, referendumi për ndryshimet e Kushtetutës së Serbisë do të mbahet nesër, më 16 janar.

Shpërndaje në: