Mediat në Itali: Ronaldo te Napoli

Mediat në Itali: Ronaldo te Napoli

Thashethemet në rrjetet sociale pretendojnë se Cristiano Ronaldo i është ofruar Napolit.

Gazeta italiane “II Mattino” raporton se agjenti i sulmuesit Jorge Mendes i ofron Napolit mundësinë për ta nënshkruar portugezin, përcjellë Periskopi.

Napoli është në Ligën e Kampionëve pasi përfundoi i treti vitin e kaluar, por gjendja e tyre financiare nuk është në të njëjtin nivel me Real Madrid, Juventus dhe Man United – me fjalë të tjera, paga e tij do jetë problem i transferimit.

Raporti citon gjithashtu gazetën spanjolle AS për historinë, por ende nuk është përmendur në faqen e tyre zyrtare.

Duhet të presim, por duket një destinacion i pamundur për një nga golashënuesit më të mëdhenj të futbollit në botë.

Shpërndaje në: