Mediat ruse shkojnë më larg se mediat serbe- e hallakatin krejt Twitterin për t’u gjetë gabime Xhakes e Shaqirit (Foto)
Fitojra e Zvicrës e arritur kundër Serbisë po komentohet në tërë botën shkaku i festimeve të Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit
Granit Xhaka ishte i pari që bombardoi rrjetën e Serbisë në minutën e 52-të me një gol të bukur nga distanca, shkruan Periskopi.
Xherdan Shaqiri në fund të takimit shënoi golin e fitores për kombëtaren helvete. Të dy futbollistët festuan duke e bërë shqiponjën.
Mediave në Rusi u ka penguar shumë festimi i golave të dy futbollistëve shqiptarë dhe ka pasur mjaft reagime në Tëitter.
“A do të marrë ndonjë vendim FIFA kundër Zvicrës pasi lojtarët festuan në mënyrë politike? Jo,” thotë Artur Petrosyan./Periskopi/






