Mediat serbe pështjellin diçka me një intervistë të Trumpit për bombardimet e NATO’s

Mediat serbe pështjellin diçka me një intervistë të Trumpit për bombardimet e NATO’s

Mediat serbe sot kanë transmetuar një intervistë të presidentit Donald Trump, ku ai kishte folur për bombardimet e NATO’s më 1999. Sipas mediave serbe, në intervistën dhënë Larry Kingut në CNN, Trump kishte deklaruar se ‘NATO-ja krijoi kaos me këto bombardime”.

Kjo nuk është hera e parë që mediat serbe propagandojnë diçka të tillë, pasi kohë më parë, ato kishin shkuar edhe më larg. Mendonin se Trump ka kërkuar falje për bombardimet e NATO’s.

Kjo kishte bërë që të reagonte atëkohë, një zyrtare e fushatës kur Trump ishte kandidat për president të SHBA’së nga kambi i republikanëve. Suzanne Ryder Jaëoroëski, kishte deklaruar se mediat serbe kanë fabrikuar deklaratat dhe se ato kurrë nuk kishin dalë nga goja e presidentit Trump, përcjell Periskopi.

“Bombardimi i serbëve, të cilët kanë qenë aleatët tanë në të dyja luftërat botërore, ka qenë gabim i madh. Serbët janë popull shumë i mirë. Për fat të keq, administrata Clinton u ka sjellë shumë dëm atyre dhe gjithë Ballkanit – ku ka krijuar kaos”.

Jaëoroëski kishte deklaruar se intervista nuk është realizuar kurrë, raportonte Politico.

“Nuk ka pasur intervistë të Trumpit në Serbi. Nuk e di nga ka ardhur kjo. Nuk kam ndërmjetësuar kurrë ndonjë intervistë me ndonjë gazetar serb”, tha Jaëoroëski.

Për këtë intervistë, po atë vit kishte raportuar edhe Periskopi.

Sipas kësaj gazete, (Nedelnjikut serb) Trump ka thënë se me të marrë zyrën si Preisdent i SHBA’së, do t’i ‘forcojë raportet me qeverinë serbe”.

I pyetur lidhur me atë se a mund të ndryshojnë politikat e Uashingtonin karshi Serbisë, Trump citohet të ketë thënë:

“Para se gjithash, më lejoni të ju them se bombardimi i Serbisë ishte një gabim i madh sepse serbët ishin aleatët tanë në të gjitha luftërat. Serbët janë njerëz shumë të mirë. Fatkeqësisht, administrata e Clintonit u ka shkaktuar shumë dëme serbëve. U kam kërkuar falje serbëve për aksione tona që kanë qenë pasojë e politikës së Clintonit. Unë do t’i përmirësoj dhe do t’i forcoj raportet tona me qeverinë serbe. Kur ta marr zyrën, unë do ta ndryshoj kursin për të mirë”, citohet të ketë thënë Trump.

Artikulli i plotë i Periskopit!

Shpërndaje në: