Mediat spanjolle gjejnë fajtorin e disfatave të Barcelonës

Mediat spanjolle gjejnë fajtorin e disfatave të Barcelonës

Mediat spanjolle nuk kursejnë aspak kritikat për portierin gjerman të cilin e vlerësojnë si portier që nuk ka impulset për të qenë gardian i një skuadre të madhe siç është Barcelona.

Barca këtë edicion ka pësuar plot 12 gola pas 10 javësh në La Liga, duke thyer rekordin më të zi në 14 vitet e fundit për këtë skuadër. Barcelona ka pësuar dy herë më shumë gola se sa Atletico Madrid dhe gati dy herë më pak se sa Villareal.

Edhe në Champions Ter Stegen ka pësuar katër gola, statistika të cilat nuk jemi mësuar t’i shohim te Barcelona. Në tri ndeshje të këtij sezoni, Ter Stegen është vlerësuar si lojtari më i dobët i ndeshjes, ndërsa Claudio Bravo në dy edicione me Barcelonën këtë vlerësim negativ e ka marrë në vetëm një ndeshje.

Nuk janë të paktë analistët në Spanjë që i propozojnë Barcelonës në janar të afrojë një portier të ri pasi gjermani deri më tani nuk ofron garanci.

Shpërndaje në: