Mediumi francez: “Serbët në Veri të Kosovës, peng të Listës Serbe”

Mediumi francez: “Serbët në Veri të Kosovës, peng të Listës Serbe”

Jovana Radosvjleviç, drejtoresha e Iniciativës së Re Shoqërore në Mitrovicë të Veriut, konsideron se serbët në veri të lumit Ibër kanë mbetur “peng në lojën e Beogradit”.

“Ne jemi vetëm gurë shahu”, ka thënë ajo për mediumin “France24”.

Ekonomisti 38 vjeçar, Dejan Nedeljkoviç, poashtu nga Mitrovica e Veriut, jetën në Veri të lumit Ibër, e quan si në kohën e “Perëndimit të Egër”.

“Me një popullatë rreth 12 mijë banorë në këtë pjesë të Mitrovicë, enklave serbe dhe zonat tjera me serbë në Veri të Kosovës, janë afërisht të kontrolluara nga lidhjet partiake me Partinë Përparimtare Serbe të Aleksandër Vuçiç”, shkruan “France24”.

Sipas shpjegimeve të dhëna për këtë mediumë nga serbët lokalë, “shumica e punëve që bëjn serbët janë financuara nga Beogradi”.

“Nuk ka prospekt punësimi pa besnikëri individuale ndaj Listës Serbe”.

“Mund të jesh i mençur sa të duahs, të kesh kryer të gjitha fakultetet që dëshiron, nëse nuk je anëtar i këtij grupi politik, nuk ke asnjë shancë të gjesh punë në kompani publike”, ka thënë Nedeljkoviç.

Këshillatrja e Oliver Ivanoviçit thotë se “që pas vrasjes së tij, kemi pasur shumë probleme. Presioni që na bëhet është i papërballueshëm”.

“Kishim probuar të garonim vetë dhe shihni çfarë ndodhi. Një kampion i demokracisë dhe i dialogut, u vra në mes të ditës”, ka thënë ajo.

Por, megjithëkëtë, ajo thotë se iu bashkua Listës Serbe sepse s’ka rrugë tjetër, përveç se “serbët të jenë të bashkuar”.

/

Shpërndaje në: