Mediumi i madh zbulon gjithçka që PSG i ofroi Mbappes për të qëndruar

Periskopi.com Sporti

PSG ka hequr dorë nga Kylian Mbappe, shkruan ESPN, duke shtuar se kampionët e Francës janë në pritje të njoftimit të tij për transferimin te Real Madrid.

“Përfaqësuesit e Mbappes dhe Reali duhet të bien dakord për detajet, por kjo nuk është diçka që do të pengonte një marrëveshje”, shtuan ata.

Burimet e ESPN raportojnë se klubi i Parisit ishte i bindur javën e kaluar se Mbappe do të qëndronte. Ata bënë gjithçka për të mbajtur 23-vjeçarin, lojtarin më të mirë në kampionatin francez.

“Ata i ofruan atij një kontratë të madhe, i premtuan një ekip më të fortë për sezonin e ardhshëm, i ofruan shiritin e kapitenit dhe 100 për qind para nga të drejtat e marketingut”, raporton ESPN.

Por po ashtu, burimet e mediumit ndërkombëtar thonë se Mbappe nuk ka kërkuar para. Ai dëshiron të luajë për Realin dhe është e qartë për të gjithë në PSG se ai do të përmbushë ëndrrën e tij.

Kujtojmë se kontrata e Mbappes me PSG-në skadon në fund të sezonit dhe së fundmi ai konfirmoi se vendimi për të ardhmen e tij pothuajse është marrë.