Mediumi i VV-së pretendon se Hoti është i frymëzuar nga Rrahman Morina

Mediumi i VV-së pretendon se Hoti është i frymëzuar nga Rrahman Morina

Faqja e militantëve të VV-së, mekryeministrin, ka ngritur një pretendim mjaft të çuditshëm ku thonë se Avdullah Hoti është frymëzuar nga Rrahman Morina për sloganin “Shteti.Shtet.”

Në të vërtetë, Rrahman Morina nuk e kishte përdorur sloganin në fjalë – dhe shpjegime nuk ofrohen as nga militantët e kthyer në gazetarë.

Sloganin Hoti e ka arsyetuar me të arriturat gjatë kohës së qeverisë së tij, e ku përmend ndër tjerash edhe Marrëveshjen e 4 shtatorit dhe takimet që kishte bërë me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelaren gjermane Angela Merkel, përcjell Periskopi.

“E shumë vite pas, ka parti në Kosovë, që ende kanë nostalgji për figurën e tij, pasi fraza “Država je Država” e deklaruar në vitet ’88-’89 nga komunisti Morina, është rikthyer në slloganin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në krye me Isa Mustafen si Kryetar i saj.” – shkruan Mekryeministrin.

Rrahman Morina është një figurë kontroverse e historisë së Kosovës në periudhën e Jugosllavisë.

Lidhja Demokratike është profilizuar si parti e Qendrës së Djathtë dhe është pjesë anëtare e Partive Popullore të Evropës me orientim të njëjtë ideologjik. /Periskopi

Shpërndaje në: