Mediumi kroat vjen me versionin e vet për takimin Kurti – Vuçiq

Mediumi kroat vjen me versionin e vet për takimin Kurti – Vuçiq

Mediumi i njohur kroat Vecernji List ka shkruar rreth takimit Kurti -Vuçiq dje në Bruksel.

Sipas Vecernji list, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka refuzuar secilin propozim të bërë nga Presidenti serb gjatë takimit.

“Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, pas një viti janë takuar në Bruksel, në kuadër të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, ndërsa për nikoqir e kanë pasur shefin për  politikë të jashtme dhe siguri Josep Borell, por nuk i kanë relaksuar aspak raportet e tensionuara ndërmjet dy shteteve” shkruan Jutarnji list në artikullin me titull “Kurti e refuzoi, Vuçiq u paralajmëroi lajme të këqija serbvëve për Kosovën”.

Ndryshe, Kurti e Vuçiq i kanë kaluar diku rreth 5 orë dje në bisedimet në Bruksel, por asnjë marrëveshje mes tyre, përfshirë cështjen e targave dhe dokumentet e udhëtimit, për të cilat në fund të korrikut pati tensione.

 

Shpërndaje në: