Mediumi malazez demoralizon Malin e Zi, e krahason Kosovën me këtë gjigant të futbollit botëror
Përfaqësuesja e Kosovës ka arkëtuar tri pikë të rëndësishme në kuadër të ciklit eliminator për Kampionatin Evropian “Euro 2020”.
Në një ndeshje plot spektakël si në tribuna ashtu edhe në fushën e lojës, Kosova regjistroi fitore kundër Malit të Zi me rezultat të pastër 2:0.
“Dardanët” e drejtuar nga trajneri zviceran Bernard Challandes shënuan golat e fitores përmes Amir Rrahmanit dhe Vedat Muriqit.
Pas ndeshjes, mediumi malazez “Vijesti.me” ka befasuar me shkrimin e saj.
“Mali i Zi pa asnjë rast në Prishtinë – sikur të ishte duke luajtur kundër Anglisë”, ka shkruar “Vijesti.me”.
Ndryshe, Mali i Zi ka humbur gjasat për kualifikim dhe renditet në fund me tri pikë.