Mediumi maqedonas ‘shpërthen’ pas humbjes së Sileksit nga Drita: Keq shumë

Mediumi maqedonas ‘shpërthen’ pas humbjes së Sileksit nga Drita: Keq shumë

Drita ka shënuar fitore historike ndaj Sileskit në Europa League.

Skuadra gjilanse i bashkohet Shkëdijes në raundin e tretë të Europa League si dy ekipet e vetme shqiptare.

Ekipi i drejtuar nga Ardian Nuhiu ishte më i mirë gjatë gjithë takimit dhe me plotë meritë arrinë të sigurojë një duel ndaj Legia Varshavës, ekip me të cilin do të takohet javën e ardhshme.

Fidan Gërbeshi dhe Ardian Limani realizuan për Dritën në pjesën e dytë, ndërkohë vendasit përfunduan takimin me 10 lojtarë pas përjashtimit të Darko Grozdanoski.

Drita në raundin e tretë do të luajë ndaj Legia Varshavës në Poloni.

Pas fitores së sontme, ka nisur edhe reagimi në mediat maqedonase, derisa mediumi “Vecer.mk” shkruan kështu titullin e artikullit kryesor:

“Keq shumë për Sileksin. Ata nuk munden ndaj Dritës nga Kosova”, shkruan Zeri.info.

Image

Shpërndaje në: