Mediumi serb shkruan për hoxhën arab që kërkoi të hidhej flamuri shqiptar në plehra

Mediumi serb shkruan për hoxhën arab që kërkoi të hidhej flamuri shqiptar në plehra

Një imam arab me emrin Abu Rumais nga një xhami në qytetin e Braunschweigut në Gjermani, i ka bërë thirrje një besimtari që ta hedh në plehra flamurin shqiptar.

Për një gjë të tillë ka shkruar pa komentim gazeta B92, e afërt me pushtetin e Aleksandër Vuçiqit në Serbi.

Ata kanë vënë në thonjëza atë që mendohet të jetë citati i hoxhës arab në fjalë.

“Hidheni atë në plehra. Flamuri përfaqëson të pabesët, jo-myslimanët dhe është kundër islamit,” kishte thënë Rumaisa.

Nuk dihet nëse deklarata është kundër flamurit shqiptar në veçanti, apo kundër flamujve kombëtar në përgjithësi./Periskopi

Shpërndaje në: