Mediumi spanjoll: Ronaldo e dëshiroi kalimin te Man City

Mediumi spanjoll: Ronaldo e dëshiroi kalimin te Man City

Cristiano Ronaldo ishte një nga lojtarët më të përfolur në ditët e fundit të merkatos së kësaj vere.

Portugezi vendosi të ndërronte skuadër dhe të mbyllte bashkëpunimin me Juventus. Ai lidhej me dy skuadrat nga Mançesteri.

Sipas raportimeve të ‘COPE’, Ronaldo dëshironte kalimin te Manchester City, para se Man Utd të kontaktonte atë, përcjell Periskopi.

Guillem Ballague thotë se 36 vjeçari ishte gati të shkonte në ‘Etihad Stadium’, por kampionët e Premier League nuk arritën të shesin ndonjë sulmues për të bërë vend për të.

Emra si Bernardo Silva, Gabriel Jesus e Riyad Mahrez thuhej se mund të largoheshin nga City, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Ronaldo në fund u transferua te skuadra e Man United, për një aventurë të dytë në ‘Old Trafford’. /Periskopi/

Shpërndaje në: