Medvedev kërcënon Perëndimin me sulme: Rusia e ka zgjedhur rrugën e vet, nuk ka kthim

Medvedev kërcënon Perëndimin me sulme: Rusia e ka zgjedhur rrugën e vet, nuk ka kthim

Dmitry Medvedev, ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Rusisë, dhe tani udhëheqës i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, ka lëshuar një tjetër mesazh në Telegram që, si zakonisht, përmban retorikë të ashpër, shkruan The Guardian, përcjell Periskopi.

“Referendumet do të mbahen dhe republikat e Donbasit dhe të gjitha territoret e reja do t’i bashkohen Rusisë. Mbrojtja e të gjitha territoreve që janë bashkuar do të fuqizohet ndjeshëm nga Forcat e Armatosura të Rusisë”, tha ai.

“Rusia njoftoi se jo vetëm kapacitetet mobilizuese, por gjithashtu edhe armët ruse, përfshirë armët strategjike bërthamore dhe armët e bazuara në parime të reja, mund të përdoren për mbrojtje të tillë. Prandaj, idiotë të ndryshëm të pensionuar me grada gjeneralësh nuk kanë nevojë që të na frikësojnë me fjalë për një sulm të NATO-s ndaj Krimesë. Hipersoniket janë të garantuara që të mund të arrijnë caqe në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara shumë më shpejt”, shtoi ai.

“Por udhëheqësia perëndimore, në përgjithësi, të gjithë qytetarët e vendeve të NATO-s duhet të kuptojnë se Rusia e ka zgjedhur rrugën e vet. Nuk ka kthim prapa”, shtoi në fund ish-presidenti rus që është edhe aleati i ngushtë i liderit rus, Vladimir Putin. /Periskopi/

Shpërndaje në: