Me gjithë ankesat që kishte, Rufki Suma ia dorëzon detyrën e kryetarit Mehmet Ballazhit

Kryetari i ri i Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi, ka pranuar këtë post nga Rufki Suma.
Suma ka qeverisur një kohë të gjatë me Hanin e Elezit, ndërkohë që ishte ankuar për rezultatet e zgjedhjeve të 17 tetorit.
Megjithatë, kryetari i ri i kësaj komune, u shpall Ballazhi.
Ai shkruan:
Unë nuk dyshova, por besova fuqishëm se bashkë për Hanin e Elezit do t’i japim shpresë vendit.